AAK i kërkon qeverisë ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në vendimin për vizat

Deputetët e Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, me anë të një rezolute kanë kërkuar nga Qeveria  të ndërpritet dialogu më Serbinë, deri në vendimin për liberalizim të vizave.

Lajme

12/07/2018 15:47

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Ajo ka thënë se kanë kërkuar liberalizim të vizave para dialogut.

“Së bashku me kolegët e AAK-së, dorëzuam projekt-rezolutën ku kërkuam nga Qeveria që të mos fillohet dialogu me Republikën e Serbisë derisa të mirret vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në zonën shengen.
Kërkuam liberalizim të vizave para dialogut”, ka shkruar Donika Kadaj-Bujupi./Lajmi.net/