A u bëri Gold AG ‘diss’ Gjikos dhe Mozzik me këtë deklaratë?

Reperi Gold AG ishte pjesë e emisionit ‘Mirage’.

ShowBiz

18/11/2017 21:41

Ai ka folur për raportet me kolegët tjerë, madje i ka komentuar tekstet e këngëve të teksteve të tyre, shkruan lajmi.net.

Goldi ka thënë se këngët e tij do mbesin në histori dhe se nuk këndon si reperët tjerë për drogë, femra e vetura, tema këto që e dëmton gjeneratën e re, kryesisht adoleshentët.

“…Mujnë më hi nëpër burgje tu thonë kena drogë, kaloj kufi me killa” janë ndër tjera fjalët e Goldit.

Në pamje të parë, kjo deklaratë duket sikur ‘diss’ për Mozzik i cili në këngën ‘Kuks’ flet për formën se si e “nxjerrë drogën në kufi” dhe për Gjikon i cili tek kënga ‘Pablo’ e ka pjesën “qaty te kufini tu i pritë do pako”.

E se a është kjo deklaratë diss, vlerësojeni ju vet./Lajmi.net/

Nga minuta 5:10 mund ta dëgjoni deklaratën e Goldit

YouTube player

Pjesa e tekstit të Mozzik

screenshot_8

Pjesa e tekstit të Gjikos

screenshot_9