A shënohet prej këtu?

Getafe vazhdoi me lojëra pozitive në La Ligë dhe në kuadër të xhiros së tetë fitoi ndaj Real Betisit me rezultat 3-1. Ngjarja më atraktive e ballafaqimit ishte goli fantastik nga Pedro Leon i cili realizoi nga gati gjysma e fushës. Po luhej minuta e 15-të e ndeshjes në stadiumin Alfonso Perez në Madrid, kur Leon…

Sport

07/10/2013 15:45

Getafe vazhdoi me lojëra pozitive në La Ligë dhe në kuadër të xhiros së tetë fitoi ndaj Real Betisit me rezultat 3-1. Ngjarja më atraktive e ballafaqimit ishte goli fantastik nga Pedro Leon i cili realizoi nga gati gjysma e fushës.

Po luhej minuta e 15-të e ndeshjes në stadiumin Alfonso Perez në Madrid, kur Leon nga krahu i djathtë prej një distance të largët e befasoi portierin kundërshtar i cili qëndronte pak larg portës së tij.

Vendosi të tentoj të shënojë dhe ia doli. I njëjti futbollist shtatë minuta më vonë e dyfishoi avantazhin e vendasve kurse mysafirët u kundërpërgjigjën në minutën e 51-të pas autogolit nga Rafa.

Getafe me këtë fitore u ngjit në pozitën e pestë, por ka 11 pikë më pak se Barcelona dhe Atletico Madrid.