A mori kërcënim Qeveria nga Vuçiq për futjen e ushtrisë në Kosovë? Kjo është e vërteta

.

Lajme

28/03/2018 14:40

Qeveria e Kosovës thotë së nuk ka marrë asnjë kërcënim nga Serbia për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte dërguar mesazhe kërcënuese me rastin e arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Kosovë.

Ai kishte thënë se nëse nuk është i menjëhershëm largimi i ROSU-s nga veriu dhe nëse nuk lirohet mënjëherë Gjuriq, atëherë ai është i gatshëm të dërgojë ushtrinë e Serbisë në Kosovë.

Lajmi.net ka kontaktuar me Avni Arifin, shefin e stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë kërcënim nga askush.

“Nuk ka kalu asgjë përmes meje, nuk kemi marr asgjë”, ka thënë Arifi. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Serbët e Malit të Zi i ofrojnë 1000 vullnetarë Vuçiqit nëse vendos ta sulmojë Kosovë

Vuçiq kishte kërcënuar me “luftë” Kosovën në ditën kur u arrestua Gjuriqi