Serbët e Malit të Zi i ofrojnë 1000 vullnetarë Vuçiqit nëse vendos ta sulmojë Kosovë

Lëvizja Malazeze-Hercegovase "ka dënuar ashpër" aksionin e Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës në "sulmin" ndaj të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Lajme

28/03/2018 13:19

“Lëvizja dënon fuqishëm këtë akt të terrorizmit dhe nxit autoritetet kompetente kombëtare dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të tërhiqet nga Marrëveshja e Brukselit dhe këtë ta kërkojnë edhe nga institucionet paralele të Serbisë në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në njoftimin e lëvizjes, transmeton lajmi.net.

Kjo lëvizja thotë se mund të ofrojë ndihmë në rastin e “përshkallëzimit të konfliktit” me 1 mijë vullnetar, shkruan Novosti, transmeton lajmi.net.

“Në rast të një përshkallëzim të konfliktit dhe Armata e Republikës së Serbisë është e detyruar të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë, lëvizja Malazeze-Hercegovase menjëherë do të vërë në dispozicion të Ushtrisë së Serbisë 1000 vullnetarëve të saj të gatshëm për të mbrojtur atdheun”, thuhet aty. /Lajmi.net/