A është masturbimi sjellje normale seksuale?

Një studim i kryer ka treguar se 86 % e meshkujve masturbojnë rregullisht, ndërsa 18 % e tyre nuk mund t’i rezistojnë masturbimit të përditshëm.

Lifestyle

07/08/2014 20:29

“Masturbimi është sjellje normale seksuale”, thekson mjeku Kat Van Kirk, ekspert për lidhje dhe zakone seksuale. Siç thonë shkencëtarët, masturbimi ndihmon në trajtimin e stresit ditor, rrit sistemin tuaj imunitar dhe përmirëson jetën seksuale, transmetojnë mediat britanike.

Ekspertët thonë se masturbimi është mënyrë e shkëlqyer e mjekësisë parandaluese, ndërsa sondazhi ka treguar se 18% e meshkujve masturbojnë tre herë në ditë.

Një numër më i vogël, 17 % e tyre, thonë se e bëjnë rrallë këtë, ndërsa 14 % janë deklaruar se kurrë nuk e kanë provuar këtë.