A është Edi Rama, një manipulant ordiner, apo një orakull fascinant?! – Lajmi.net
A është Edi Rama, një manipulant ordiner, apo një orakull fascinant?!
Autori: Fadil Maloku Op-EdOpinion 14:44, 19 April 2017
(Bashkimi kombëtar, do ndodhë: jo shkaku i Edi Ramës, por shkaku i disa shkaqeve dhe nevojave; historike, politike, ekonomike, etj.)

Edi Rama, duke i bo “llugë”punët e veta me qeverisjen korruptive historike dhe me krimin. Duke dashur ta zhvendos qëllimisht vëmendjen e shqiptarëve gjithandej, ai e aktivizon temën e “bashkimit kombëtar” në Ballkan, sikur të ishte orakulli vetë !!!

Inicimi i “bashkimit kombëtar”, në stilin e një “ooorruk burrash”, dhe pasionin e një fjalimi ideologjik (se nuk insiston në interesa ekskluzive; kombëtare e shtetërore të Shqipërisë Etnike, por, ato partiake e me synim pushtetmbajtëse!), nëpër mediet (fake news) shqiptare mercenare, që ai i kontrollon dhe i “ushqen” me aq afsh, është një paradoks i llojit të vetë! Për faktin, se; duke bërë këtë lloj “aranzhimi”, joshje publike, dhe padyshim patriotike (në sytë dhe mendjet e nacionalistëve të fanatik shqiptar!), Edi Rama, e di shumë mirë që kjo temë (shkaku i krizave tek dy entitetet aktuale shtetërore), është e vetmja mënyrë që akoma mund t’i “ndezë” shpirtrat e trazuar patriotik dhe ta largojë vëmendjen e publikut të brendshëm dhe atij ndërkombëtar kozmopolit, nga:

  1. Kanabizimi i pothuajse gjithë Shqipërisë!
  2. Pamundësia e zgjidhjes së krizës me “çadrën”, dhe menaxhimit me situatat konfliktuoze në horizontin parazgjedhor!
  3. Dështimi i Projekteve favorizuese ndaj Vucićit të Serbisë, rreth Rikonfigurimit të Ballkanit Perëndimor…!
  4. Problemet me koalicionin aktual,lidhur me intencën e vazhdimit qeverisjes dhe (ri)konfigurimit politik!
  5. Frika e anatemimit gjithëshqiptar, për kontributin e tij, në rritjen enorme të; krimit të organizuar, korrupsionit paranoik, instalimit të konformizmit social në institucionet e shtetit,…etj!
  6. Dyshimi për (pa)aftësinë e tij solide të (ri)testoj ndryshimin e balancës eventuale të votës shqiptare, në formë të një gjesti para zgjedhjeve!
  7. Rigrupimi i bllokmenëve dhe oligarkëve të vet, ala kanabis, e jo edhe avancimi i interesave gjithëkombëtare!
  8. Riorganizimi dëshmues për një klauzolë të re mashtruese parazgjedhore! Ka edhe shumë tjera arsye….!
  9. Ka edhe shumë tjetra arsye tjera…:sociale, politike, ekonomike!
Fjalët kyçe: Fadil Maloku

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Turbo Racing 3
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bubble Trouble