A duhet të shkarkohen zv/ministrat që nënçmuan njohjen e Burundit për Kosovën?

Shteti i Burundit dje zyrtarisht hoqi njohën ndaj pavarësisë së Kosovës.

Lajme

04/04/2018 11:59

Para dy muajsh shteti i Burundit ishte vetëm duke shqyrtuar mundësinë që ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, e një gjë të tillë e bëri gati dy muaj më vonë.

Kush ndikojë që Burundi ta tërheq njohjen ndaj Kosovës?

E para, lobimi i Serbisë. Serbia ka organizuar një ekip, jo të vogël, për të lobuar në ato shtetet që e kanë njohur Kosovën për ta tërhequr njohjen, dhe në ato shtete që nuk e kanë njohur të mos e bëjnë kurrë.

Pra, ndaj kësaj ekipe “gjigante”, Kosova, sipas analistëve kosovar, nuk ka ndërmarr asgjë, lëre në ato shtete që na kanë njohur, por as në ato që nuk na ka njohur, andaj rruga e Serbisë në këtë drejtim mbeti gjithmonë e hapur.

Ministria e Punëve të Jashtme, në deklaratat e saj të “thata” thotë se po vazhdon lobimin për të shtuar numrin e njohjeve të Kosovës, e rezultati është ky, një njohe më pak.

E dyta, zëvendësministrat që u konsideruan të papërgjegjshëm në deklaratat që thanë.

Ndërsa, për këtë rast, sot ka folur edhe kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se procesi i tërheqjeve të njohjeve është i pandalshëm. Rreth asaj se a do të kërkojë përgjegjësi nga dy zëvendësministrat e Jashtëm Gjergj Dedaj dhe Anton Berisha, të cilët kanë thënë se Burundi është shtet I parëndësishëm, e që Serbia e ka përdorur si argument tek Burundi për tërheqje, Haradinaj ka thënë se duhet të shikohet arsye e vërtetë e tërheqjes së njohjes.

Por, është shprehur se zyrtarët qeveritarë duhet të kenë kujdes më deklarimet e tyre, duke shtuar se luftën e brendshme politike nuk duhet shfaqur për të dëmtuar interesin e vendit.

Kur Burundi paralajmëronte se do ta ç’njoh Kosovën, dy zëvendësministrat e ministrisë së Jashtme, Anton Berisha e Gjergj Dedaj dalin me deklarata “bombastike”.

Anton Berisha, më 17 shkurt në një bisedë telefonike për lajmi.net, e kishte cilësuar të parëndësishme njohjen nga Republika e Burundit dhe se sipas tij, nuk kishte asnjë peshë njohja apo mosnjohja nga ky shtet.

“Nuk ka asnjë peshë as njohja e as mos njohja e Burundit, besoj që Serbia do të bëjë tema të kësaj natyre që me kontestu Pavarësinë e Kosovës”, kishte thënë Berisha më 17 shkurt.

Këtë deklaratë Berisha u mundua ta mohojë, por incizimi që posedonte lajmi.net thoshte të kundërtën.

Lexo edhe:

E vërteta e deklaratës së Anton Berishës për Burundin. Lajmi.net sjellë incizimin e bisedës /AUDIO

Diçka të ngjashme kishte thënë edhe Zv/ministri i dy i Jashtëm për lajmi.net, Gjergj Dejak. Ai tha se shtetet që nuk janë serioze si Burundi, paradite të njohin, kurse pasdite e tërheqin njohjen.

“Për mendimin tim  një shtet serioz kur e njeh në vend qysh e kanë njoftë Kosovën, nuk duhet me tërheq njohjen. Kur janë shtete që s’janë shumë stabile dhe me politikë të qëndrueshme, atëherë paradite të njohin masdite e hekin njohjen”, ka thënë Dedaj.

Lexo edhe:

A mund ta besoni se një zv/ministër i Kosovës flet kështu për vendet që na kanë njohur!

Të dy deklarata së bashku, e Berishës dhe Dedajt, u përdorën nga diplomacia serbe me arsyetim, tek “shteti i parëndësishëm” sipas zv/ministrave kosovarë, që shteti i Burundit të merr vendimin përfundimtar.

Më pas pati edhe reagim nga ambasadori i Burundit. Ai i kishte dorëzuar një reagim kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ku thuhej se ky shtet po merr parasysh mjaft shumë deklaratat e Dedajt dhe Berishës.

“Jam duke punuar rreth çështjes së njohjes së Kosovës në Burundi. Nuk është e lehtë sepse serbët u kanë ofruar shumë gjëra atyre. Por lajmi që ne kemi pranuar nga misioni serb, se zëvëndësministri i juaj i Punëve të Jashtme ka thënë se nuk është me rëndësi njohja nga Burundi, do të më komplikojë punët”, theksohet në letrën që Shingiru u ka dërguar Haradinajt dhe Pacollit.

Duke i parë të dy deklaratat e zv/ministrave dhe reagimin e ambasadorit të Burundit rezultati është ky që sot kemi një njohje më pak.

Numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën, pa Burundin, është 115. /F.T /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Vendit i tërhiqet një njohje – Serbia feston – Kosova heshtë!