A do të takohej Shaqiri për kafe me Neville, ja si përgjigjet kosovari

Gjatë verës që kemi lënë pas, Gary Neville lëshoi disa deklarata thumbuese për yllin e Liverpool, Xherdan Shaqiri.

Sport

18/11/2018 14:43

“Nuk jam një fans i Shaqirit të them të drejtën” kishte thënë Neville. Kjo kishte ardhur më shumë si pasojë pse Shaqa kishte lënë lojtarët e tij tek Stoke për të ikur në “Anfield”.

Madje, Neville kishte humbur një bast me Carragher dhe Shaqiri i kishte dërguar legjendës së Manchester një fanellë të tij, të nënshkruar nga vet lojtari gjilanas.

I pyetur se a do të pranonte të pinte një kafe me ish mbrojtësin e Manchester, reprezentuesi zviceran nuk dha shenja pozitive.

“Jo. Nuk më intereson se çfarë thotë ai. Mund të thotë çfarëdo tani që po punoj shumë” ka thënë lojtari përmes “Liverpool Echo” transmeton lajmi.net.

“Shumë persona kanë dyshuar se kalimi im tek Liverpool është hap më i madh se që duhet për mua. Por, isha gjithmonë i qetë. E dija nga eksperienca tek Bayern dhe Inter se duhet të jem i qetë, të punoj dhe të fokusohem” ka përfunduar Shaqiri.

Ai madje e ka bërë pikërisht këtë. Ai kontribuoi me dy gola dhe tre asistime në gjashtë paraqitjet e fundit me Liverpool. /Lajmi.net/