A do të jetë “USA” albumi i fundit që publiku do ta dëgjojë nga Mc Kresha? Flet reperi

Javë më parë bëri bujë një deklaratë e Mc Kreshës rreth largimit nga muzika, reperi ka treguar se a do të jetë "USA" albumi i tij i fundit.

ShowBiz

09/02/2019 20:23

Mc Kresha ishte i ftuar sonte në një intervistë për “Prive”, ku rrëfeu shumëçka nga jeta private dhe ajo profesionale, shkruan lajmi.net.

Meqë së shpejti do të publikohet albumi “United States of America” nga PINT, ai tregoi se do të vjen në dy pjesë me dhe pa cenzurë.

Javë më parë kishte bërë bujë në medie një deklaratë e tij për largimin nga muzika, i pyetur se a do të jetë “USA” albumi i fundit që fansat mund ta dëgjojnë nga Kresha, reperi u përgjigj shkurt duke thënë “Mundet”.

Se a do të sjell Mc Kresha edhe pas “USA” albume të tjera, i mbetet kohës ta vërtetojë. /Lajmi.net/