A dhemb fyti nga akullorja?

Njëra ndër gjërat më të shpeshta që u thonë prindërit fëmijëve të tyre, kur këta të fundit kërkojnë akullore, është se "të dhemb fyti nga akullorja".

Fun

15/08/2017 12:21

A ka ndonjë gjë të vërtetë në këtë pohim?

Është e vërtetë që akullorja mund ta shkaktojë njëfarë ndjenje të gërvishtjes në fyt, por kjo nuk është ftohje, por pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut nën ndikimin e temperaturave të ulëta, përcjell lajmi.net

Kjo ndjenjë është kalimtare. Akullorja nuk shkakton ftohje, por mund ta dobësojë imunitetin.

Meqë përmban shumë sheqer dhe yndyrë të qumështit, substanca të cilat stimulojnë sekretimin e mukusit në organizëm, atëherë sasia e tepërt e mukusit i shkon për shtati shumimit të baktereve, të cilat më pas shkaktojnë infeksione dhe presion në sinuse.

Me infeksion vjen edhe deri te dhembja e fytit. /Lajmi.net/