9 librat motivues të cilët mund të ua ndryshojnë jetën (FOTO)

Shumë njerëz i duan librat, dhe më e mira e librave është se një fjali, një ide, një aventurë apo një histori, mund të jetë mjaftueshëm që të na ndryshoj ne tërë jetën.

Fun

08/12/2015 16:48

Më poshtë lajmi.net i sjell për ju 9 librat motivues të cilët do të ua ndryshojnë jetën në mënyrë pozitive.

1) “Beloved” nga Toni Morrison

“Diçka që duhet nuk humbet kurrë”.

Kjo është ndër thëniet më të famshme të këtij libri dhe tek shumë njerëz ka ndikuar për mirë.

2) “Life of Pi” nga Yann Martel

“Ata të cilët i takojmë mund të na ndryshojnë, ndonjëherë aq thellësisht saqë më nuk do të jemi të njëjtit asnjëherë”.

Ky libër është një udhëtim magjik dhe mund të ua ndryshoj mënyrën sesi e shihni botën.

Ndonjëherë njerëzit mund të na ndryshojnë, ndonjëherë edhe librat mund të na ndryshojnë ne, raporton lajmi.net.

3) “Harry Potter” nga J.K. Rowling

“Janë zgjedhjet tona, Harry, ato që e tregojnë se cilët jemi ne në të vërtetë më shumë sesa aftësitë tona”.

Librat e Harry Potter mund të ju lidhin juve në mënyra të ndryshme, e më së miri është kur ia lexoni ato fëmijëve tuaj sepse do ta krijoni me ta një lidhje shumë të fortë, gjë të cilën ua lehtësojnë këta libra.

4) “The Alchemist” nga Paul Coehlo

“Është mundësia e të kthyerit një ëndërr në realitet ajo çfarë e bën jetën më interesante”.

Këtë libër e duan të gjithë dhe veçanërisht për shkak të idesë së kërkuarit domethënien e jetës suaj.

Mund të ua mësoj diferencën mes kërkimin dhe gjetjes, dhe se si duhet ta shijojmë rrugëtimin e ëndrrave tona, shkruan lajmi.net.

5) “Wonder” RJ Palacio

“Është qesharake se si ndonjëherë brengoseni shumë për diçka dhe pastaj del që nuk kishte qenë asgjë”.

Gjatë shkrimit të Wonder, RJ Palacio ishte një nënë dhe një grua, e kishte një karrierë e cila i kërkonte asaj përkushtim të plotë, një prind të vjetër e cila kishte nevojë për mbështetjen dhe vëmendjen e saj, dhe prapë ajo kishte gjetur kohë që ta shkruaj këtë novelë të bukur.

Ajo zgjohej në mes të natës vetëm për të shkruar.

6) “The Little Prince” nga Antoine de Saint-Exupery

“Gjërat më të bukura në botë nuk mund të shihen apo preken, ato ndjehen me zemrën tonë”.

Ajo çfarë mund të ju mësojë më së miri ky libër është se gjërat e vlefshme në jetë, si dashuria, nuk mund të shihen.

7) “The Artist’s Way” nga Julia Cameron

“Lutuni për ta zënë autobusin dhe pastaj vraponi sa më shpejt që të mundeni”.

Ky libër mund të ju ndihmojë që të krijoni një ritëm të kreativitetit dhe të punoni më shumë.

8) “The Power of Myth” nga Joseph Campbell

“Është turp të harxhoni uniken e cila gjendet në ju, duke bërë diçka që dikush tjetër e ka bërë”.

Ky libër mund të ju ndihmojë të filloni një rrugë krejtësisht të re shpirtërore, transmeton lajmi.net.

9) “Be Here Now” nga Ram Dass

“Rrugëtimi shpirtëror është individual, shumë personal. Nuk mund të organizohet apo rregullohet. Nuk është e vërtetë që çdo njeri duhet ta ndjek një rrugë. Ndiqeni të vërtetën tuaj”.

Libër i mahnitshëm dhe shumë i vlerësuar, patjetër që duhet lexuar. /lajmi.net