89-shi në Ligën e Kampionëve, shikoni vendimin e fundit (FOTO)

Trepça '89 ka marrë sot një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, duke rinovuar kontratat me shumicën prej futbollistëve aktual.

Sport

25/05/2017 18:42

Përmes faqes zyrtare, 89-shi ka konfirmuar që ka vazhduar kontratat me të gjithë lojtarët, përpos Arbër Potokut dhe Diar Mustafës.

Në njoftimin për shtyp nga skuadra xehetare, nuk bëhet e ditur se pse Potoku dhe Mustafa nuk kanë rinovuar.

Ndërkohë, presidenti i klubit, Abedin Zeka, ka paralajmëruar që 89-shi do të jetë edhe më i fortë.

Ai ka bërë të ditur që skuadra do të përforcohet me disa futbollistë tjerë. /Lajmi.net/