6 shqiptarë në pranga, trafikonin kokainë me vlerë 1 milion euro në vit (Foto)

Gati 1 milion euro në vit ishte xhiroja e banës shqiptare të drogës, 6 pjesëtarë e të të cilës u arrestuan një ditë më parë në Itali, gjatë një operacioni në qytetin e Chatijonit në Valle d’Aosta në veri të vendit.

Lajme

23/02/2016 21:37

 

Trafiku drejtohej nga shqiptari Albert Bushaj, njohur si avokati, i cili ishte në “arrest shtëpie”, pas dënimit ne 2015 po për trafik droge më parë.

Ai përshkruhet nga hetuesit si një njeri që kishte pasur probleme me ligjin, por që kishte bashkëpunuar me prokurorinë e Aostës si përkthyes. Të 6 të arrestuarit, të gjithë shqiptarë, fis mes tyre hidhnin në treg një sasi rekord kokaine.

Një pjesë e parave dërgohej në Shqipëri dhe pjesa tjetër mësohet se investohej në klubin e natës ‘La dolce’, në Chatillon. Hetuesit kanë zbuluar se klubi i natës ishte edhe pjesa kryesore e tregut të drogës. Ai nuk mund të dilte nga shtëpia, por kjo nuk e ka penguar të drejtonte bandën. Droga kontrollohej, pritej në pjesë të tjera dhe më pas fshihej në pyll.

Shqiptarët nuk i besonin mënyrës tradicionale të shpërndarjes së drogës. Kështu klienti paguante dhe drejtohej pastaj te vendi ku mund të merrte mallin, nuk i dorëzohej në vend. Asnjë shkëmbim mes dy personash./lapsi.al