4-vjeçarja plotëson dëshirën e fundit të nënës që i vdiq nga kanceri, vishet si nuse (Foto)
Një vajzë katërvjeçare ka plotësuar dëshirën e fundit të nënës së saj, duke u veshur me fustan të bardhë, e duke realizuar albumin fotografi në vendin ku prindërit e saj janë martuar.
Fun
Amber David nga Karolina e Veriut, ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare pasi u diagnostifikua me një lloj të rrallë të kancerit të qafës së mitrës.
Pasi mori vesh sëmundjen, nëna e tre fëmijëve i kërkoi mikut të saj, fotografit Heidi Spillane, që t’i premtonte se do të fotografonte vogëlushen Nora me fustanin e saj të dasmës.
Fatkeqësisht, Amber nuk arriti t’i shikonte këto imazhe pasi ajo vdiq para se e bija të bënte setin fotografik. Ndërkohë, Heidi, i cili ka qenë fotograf në dasmën e Amberit me bashkëshortin e saj Derek, ka fotografuar edhe fëmijët Noah 8-vjeç, Nora 4 dhe Reid 3.
Ai është shprehur se është ndjerë i lumtur kur shoqja e tij ka kërkuar që të bëjë këto foto speciale, transmeton shekulli.
“Ishte shumë emocionuese të shihja Norën në fustanin e Amberit. Ishte aq e bukur sa e ëma. Kur e pashë vogëlushen me fustanin e bardhë, zemra nisi të rrahë fort”, ka shtuar Heidi.