4 të arrestuar për sulm “Live në Facebook”, ndaj një të riu me aftësi të kufizuara

Shqetësuese është bërë kjo video e xhiruar në Chicago, ku dy femra dhe dy meshkuj të tjerë shihen duke sulmuar një të ri me aftësi të kufizuara.

Bota

05/01/2017 08:53

Zhdukjen e tij e kishte bërë vetë babai, ku për rreth 48 orë nuk dihej vendndodhja e tij, transmeton lajmi.net.

Policia e ka përshkruar viktimën si një 18 vjeçar me aftësi të kufizuara i cili ishte marrë nga të dyshuarit, afër nga rrethina.

Ata shihen se i kanë mbyllur gojën dhe e kanë vendosur në një çosh dhome, ku më pas sulmi ndaj tij është i tmerrshëm.

Ata e detyrojnë që ai të bërtasë “F*** Donald Trump dhe f*** njerëzit e bardhë”, e ndërkohë e godasin me shqelma dhe e gërvishin në ballë me thikë.

Viktima ishte traumatizuar, e më pas është dërguar në spital nga ana e policisë, dhe ende thuhet se nuk është qetësuar nga tmerri që kishte përjetuar.

Të dyshuarit janë dy meshkuj dhe dy femra të gjithë nga 18 vjeç, dhe janë në paraburgim, kështu në pritje për akuza të rënda. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player