38 milionë euro në vit për Neymar

PSG është e gatshme ta paguajë klauzolën e Neymarit dhe t’i ofrojë atij në pagë marramendëse.

Sport

14/02/2016 09:43

Paris Saint-Germain janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 185 milionë eurosh të Neymar.

Madje, presidenti i klubit franzez,  Nasser Al-Khelaifi, do t’ia ofrojë brazilianit një pagë prej 38 milionë euro në sezonë, përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.

Kjo do ta bënte Neymarin futbollistin më të paguar në botë.

Ai akoma nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën, ndërsa përveç PSG-së, edhe Manchester City ka shprehur interesim për të.