2Ton dhe Donjeta sjellin këngën e re “Sa gabime”

Kanë sjell projektin e ri muzikor.

ShowBiz

07/11/2018 16:30

Reperi nga Ferizaji, 2Ton dhe artistja e re, Donjeta kanë publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Sa gabime”, shkruan lajmi.net

Kënga është finalizuar edhe me videoklip e që për muzikën dhe tekstin është përkujdesur vetë 2Ton teksa është punuar në studion e Bini Diez.

Projekti tashmë gjendet në kanalin, Youtube dhe pritet të ketë suksesin e merituar nga fansat e dyshes.

Donjeta është një këngëtare e re që ka bërë debutimin në tregun muzikor shqiptar, zëri i së cilës po pëlqehet nga audienca. /Lajmi.net/

YouTube player