27 qershori në histori

1941 – Forcat qeveritare rumune, aleate të Gjermanisë naziste, ndërmorën një nga masakrat më të rënda në historinë hebre në qytetin e Iasit, (Rumani), duke rezultuar në vrasjen e të paktën 13 266 hebrenjve.

Fun

27/06/2016 08:48

Themelohet Republika e Dubrovnikut; kulmin tregtar e arriti në shekujt e XV – XVI, nën protektoratin e Perandorisë Osmane, para se të pushtohej nga Perandoria franceze e Napoleonit në vitin 1808. Në atë kohë Dubrovniku kishte një popullsi prej rreth 30 000 banorësh, prej të cilëve 5 000 jetonin brenda mureve të qytetit. Motoja e republikës ishte “Non bene pro toto libertas venditur auro” (“Liria nuk shitet mirë për të gjithë arin”). Emri ‘Respublica Ragusina’, përmendet së pari në dokumente në vitin 1385. Në kroatisht, quhet Dubrovacka Republika. Thuhet se emri Ragusa e ka origjinën nga banorët e qytetit ilir Epidaurus aty pranë; kur qyteti i tyre u shkatërrua në shekullin e VI nga sllavët dhe avarët, banorët ikën, morën arratinë, rrugëtuan dhe vendi ku u vendosën u quajt ‘Raguzë’. Emri kroatisht Dubrovnik rrjedh nga Dubravë, (dru dushku, pyll dushku aty pranë; Osmanët e shpjegonin Dubrovnik me Dobro-Venedik (Venecia e Mirë). Tjetër etimologji për ‘Raguzë’ është ‘gur’ (ishull shkëmbor në të cilin qyteti ilir u ndërtua). Ndryshimi i emrit zyrtar nga Raguzë në Dubrovnik hyri në fuqi kur zona u bë pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në vitin 1918..

1693 – Botohet në Londër revista e parë për gra “Zonja” Mercury”. Revista nuk zgjati shumë, por në 300 vitet e ardhshme revistat e grave u shtuan jashtëzakonisht, veçanërisht gjatë luftës së dytë, kur burrat shkuan në front dhe u zhdukën nga kopertinat, duke ua lënë vendin grave shtëpiake.

1941 – Forcat qeveritare rumune, aleate të Gjermanisë naziste, ndërmorën një nga masakrat më të rënda në historinë hebre në qytetin e Iasit, (Rumani), duke rezultuar në vrasjen e të paktën 13 266 hebrenjve.

1950 – Lufta e Koresë; OKB-ja u kërkon vendeve anëtare për të ndihmuar Korenë e Jugut nga sulmi komunist koreano-verior – presidenti Harry Truman urdhëron forcat ajrore dhe marinës amerikane në luftën Koreane në ndihmë të jugorëve.

1954 – Kupa e Botës në Futboll; ndeshja çerekfinale mes Hungarisë dhe Brazilit, parashikuar të jetë plot emocione, shndërrohet në plot akte dhune, me tre lojtarë të nxjerrë jashtë loje dhe me përleshje që vazhduan pas ndeshjes.

1974 – Presidenti amerikan Richard Nixon viziton Bashkimin Sovjetik.

1980 – SHBA; e para femër që diplomohet nga akademia e policisë së shtetit (Nju Xhersi). Gjatë vjeshtës së vitit 1979, Policia e Shtetit New Jersey nisi një program eksperimental për të rekrutuar, zgjedhur, dhe trajnuar si police një klasë vetëm me femra. Në qershor të vitit 1980, gjithë klasa prej 30 studentesh policie u diplomua.

1981 – Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës lëshon “Rezolutën mbi disa çështje në Historinë e Partisë sonë që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës” – rezoluta fajëson Mao Ce Dunin për Revolucionin Kulturor.