2 milionë “Kele” për Lumi B

Reperi Lumi B është një nga artistët më të kërkuar të skenës muzikore.

ShowBiz

05/01/2018 20:31

Tri javë më parë ai kishte publikuar projektin me titull “Kele”, shkruan lajmi.net.

Kënga po pëlqehet shumë nga publiku dhe tashmë ka shënuar edhe një sukses, i cili e ka gëzuar jashtë mase publikun.

Në llogarinë e tij në Instagram, Lumi ka postuar një foto në të cilën ka treguar se kënga tashmë ka marrë 2 milionë klikime.

Ai gjithashtu, ka bërë të ditur se edhe projekti “Shtrejt” në duet me Gjikon dhe Ledrin po pritet mirë, deri tani ka marrë 4 milionë klikime. /Lajmi.net/

YouTube player