‘1984’ i Orwellit, rikthehet në listën e ‘bestsellerëve’ në Amerikë (Foto)

Viti 2017 ka nisur jashtëzakonisht mirë për librin “1984” të George Orwellit, pasi është kthyer në listën e bestsellerëve.

ShowBiz

25/01/2017 14:33

Të martën libri i famshëm ka zënë vend në pozitën e gjashtë në listën e Amazonit për bestseller.

Pas komenteve të pasakta ose të padëshmuara të bëra nga Donald Trump dhe disa ndihmës të tij në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me turmën që ishte mbledhur për ta përcjellë inaugurimin e tij është rritur dukshëm shitja e librit ‘1984’ nga Geroge Orwell.

Kjo për shkak se republikanët përdoren termin ‘fakte alternative’ e libri i Orwell flet për një shoqëri në të cilën faktet janë të shtrembëruara.

Termi i përdorur nga këshilltarja e tij Kellyane Conway, ‘faktet alternative’ bëri shumë njerëz që në rrjetet sociale ta krahasojnë këtë me librin.

Libri u publikua në vitin 1949. Me një parashikim për shoqërinë autoritare, libri “1984” cilësohet si njëri prej romaneve më me ndikim në shekullin XX./KultPlus

Related imageRelated imageImage result for 1984 george orwell big brother book