12 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, kështu e kujton Gili

Sot bëhen 12 vjet që kur presidenti historik Ibrahim Rugova u nda nga jeta.

ShowBiz

21/01/2018 12:42

Në këtë ditë e kujtojnë familjarë, miq, politikanë e personazhe publike nga fusha të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e njohur Gili ka kujtuar Ibrahim Rugovën përmes një fotografie të ndarë në rrjete sociale me ndjekësit e saj.

Në atë imazh, ajo shihet duke ia dhuruar presidentit disa kopje të albumit të saj, e në këtë mënyrë e kujtoi atë në këtë përvjetor.

Kujtojmë që Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006, si pasojë e një sëmundje të rëndë. /Lajmi.net/