Bartomeu injoron Real Madridin

Numri një i Barcelonës e ka injoruar keq Real Madridin.

Sport

23/02/2016 15:33

Josep Bartomeu ka thënë që Barcelona nuk e konsideron klubi madrilien si rivalin kryesor.

“Rivali ynë kryesor nuk është më Real Madridi por Premierliga”, deklaroi Bartomeu, përcjellë “Lajmi.net”.

“Klubet angleze kanë të ardhura të pabesueshme financiare dhe ne jemi të shqetësuar shumë. Ne kemi nevojë për të përmirësuar të ardhurat tona. Gjithsesi, lojtarët nuk janë në Barcelonë për para, por për futboll dhe për dashurinë e tifozëve”, shtoi ai.