Bashkëpartiakët i nxjerrin punë Shpend Ahmetit por ai nuk i bën (Foto)

Militantët e opozitës gjatë ditës së sotme kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës për të mbështetur qëndrimet e deputetëve të opozitës, të cilët në çdo mënyrë tentuan të pamundësojnë mbajtjen e seancës.

Lajme

19/02/2016 21:57

Ata përveç që qëndruan me orë të tëra aty, pamjen e sheshit ‘Ibrahim Rugova’ nuk e lanë ashtu siç edhe e gjetën.

Pas shpërndarjes se tyre, e cila u bë me kërkesën e liderit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, ky shesh mbeti si mos më keq, raporton lajmi.net.

12754839_982980175113150_538142679_o

E kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, gjithmonë del të jetë përkrahës i protestave që organizon subjekti i tij politik.

Por, mbeturinat e lëna gjithandej nëpër shesh, nuk është se i ka lënë përshtypje kryetarit Ahmeti, meqë edhe në këto orë të vona, nuk shihet ndonjë aktivitet nga komuna për pastrimin e tyre.

Nuk duhet harruar se protestat e tjera, Komuna gjithmonë rrinë e gatshme dhe sa herë që përfundon protesta ata menjëherë angazhojnë kompaninë “Pastrimi” për të pastruar ato që lënë mbrapa militantët e opozitës. Kësaj radhe nuk u panë. /Lajmi.net.