Biznesmeni lakuriq në shtëpinë e Xhesikës. Këngëtarja: Ja e vërteta për ‘grabitjen’. 38-vjeçari: E kisha fiksim ta takoja

Dhe çudirat nuk kanë të sosur për Xhesika Ndojën, këngëtaren nga Puka, e cila prej javësh është në fokusin e mediave rozë. Kjo, pasi Xhesika deklaroi vetë se një deputet i kishte premtuar para në këmbim të një nate dhe jetë princeshe. Pas kësaj, pati reagime të shumta, disa prej personazheve të showbizz-it madje thanë se këto deklarata këngëtarja provokuese i kishte bërë vetëm për të tërhequr vëmendjen.

ShowBiz

19/02/2016 08:11

Por ja ku vjen edhe çudia e radhës që i ngjan një telenovele. Një natë më parë, në nr. 129 u denoncua vjedhja e një apartamenti pranë zonës së njohur si “Astiri”, tek Unaza e Madhe në Tiranë. Efektivë të komisariatit nr.6 në Tiranë u nisën të kapin hajdutin, por pas kontrollit në shtëpi, veç të zotëve që mohuan vjedhjen, gjetën edhe një 35-vjeçar i cili fshihej në dollap, i veshur vetëm me të brendshme.

Burime nga policia e Tiranës treguan për lapsi.al, se kur mbërritën në apartamentin e sinjalizuar, mësuan se bëhej fjalë për shtëpinë e këngëtares së njohur, e cila jeton me të motrën. Dy vajzat i janë përgjigjur policisë në derë, duke mohuar vjedhjen e apartamentit të tyre, por uniformat blu insistuan të kryejnë kontroll në banesën e motrave Ndoji. Gjatë kontrollit, efektivët kanë gjetur në dollap një person të veshur vetëm me mbathje, të cilin Xhesika e prezantoi si këngëtar nga Kosova.

Por situata e çuditshme dhe informacioni i pakët, duket se shtoi më shumë dyshimet e policisë. “Kolegun” e këngëtares ata e shoqëruan në komisariat dhe pas verifikimeve, doli që mashkulli që fshihej në dollap ishte një biznesmen 38 vjeç.

Por ndryshe shkruan “Panorama”. Sipas saj, është marrë njoftimi për një grabitje në apartamentin në fjalë. Por pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur vetëm një burrë dhe një grua. Bashkë me policinë ka qenë edhe kunati i Xhesika Ndojit, burri i motrës, i cili ka gjetur gruan e tij me burrin e panjohur.

38-VJEÇARI: E KISHA FIKSIM TA TAKOJA XHESIKËN
Personi që policia gjeti në shtëpinë e këngëtares Xhesika Ndoji është një 38-­vjeçar nga Yzberishti, i cili është identifikuar nga policia me inicialet B.P. Sipas Policisë, ky person, më datë 17.02.2016 ka hyrë në shtëpinë e motrës së Xhesika Ndojit pa pëlqimin e kësaj të fundit. Dhe policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e ka shoqëruar.

Burime brenda Policisë, thonë se 38-­vjeçari, në dëshminë e tij ka thënë se “e kishte fiksim ta takonte Xhesikën”. Kjo e fundit, ka deklaruar se nuk e njeh personin në fjalë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 17.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.P., vjeç 38, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, ka hyrë pa pëlqimin e saj, në banesën e një 29-vjeçareje. Neni 112 i Kodit Penal.

XHESIKA NDOJ: NJË SKIZOFREN LAJMËROI POLICINË, JA E VËRTETA PËR ‘GRABITJEN’
Këngëtarja Xhesika Ndoj ka mohuar me forcë që të ketë pasur kontroll policor në banesën e saj apo të së motrës në Tiranë. Ajo mohon se shtëpia ndodhet në zonën e ‘Astirit’, por pranon se ka pasur një telefonatë në numrin 129 të policisë që ka denoncuar se shtëpia e këngëtares Ndoj po grabitet. Në një intervistë për panorama online, Ai që fshihet pas kësaj ngjarjeje thekson këngëtarja, është një person që do t’i bëj keq familjes së saj.
Intervista e plotë:
A është i vërtetë lajmi se policia ka bërë një kontroll në shtëpinë tuaj?
Jo nuk është i vërtetë, policia ka marrë një telefonatë nga dikush (ndonjë skizofren) që ka dashur të më bëj keq. Unë nuk e kam fare shtëpinë tek ‘Astiri’.
Po motra juaj ku banon?
Motra ime nuk banon fare në Shqipëri, banon në Greqi. Unë kam qenë duke drekuar, kur më kanë marrë në telefon nga policia, se unë kam mik në komisariat, dhe më kanë thënë nëse ka ndodhur gjë nga shtëpia ime. Jo nuk asnjë gjë, ju po deshët ejani por nuk ka asgjë, u thash. Dhe policia nuk ka ardhur.
Kush dyshon se e ka bërë këtë telefonate?
Nuk e di fare, ajo telefonatë është në përgjim dhe do zbulohet kush e ka bërë.