Daul apel opozitës: Përmbahuni nga dhuna, kthejuni dialogut

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka apeluar te opozita kosovare që të përmbahet nga dhuna dhe t’i kthehet bisedimeve dhe dialogut.

Lajme

18/02/2016 22:26

Përmes një postimi në Twitter, Daul i ka bërë thirrje aktorëve politikë që të shënojnë këtë festë historike  në mënyrë paqësore.

“Opozita kosovare duhet të përmbahet na dhuna dhe t’i kthehet bisedimeve, pasi që vetëm dialogu demokratik do të tejkalojë bllokadën politike”, shkruan Joseph Daul .

Partia Popullore Evropiane (EPP), është grupimi më i madh i partive të qendrës së djathtë në Evropë, anëtarë të së cilës janë edhe CDU-ja e Angela Merkel dhe të gjitha partitë tjera të qendrës së djathtë në vendet e BE-së.

 Joseph Daul