10 yjet botërore që u ‘kapën’ duke bërë seks në publik (Foto)

Nëse ju pëlqejnë këta të famshëm, sigurisht se nuk do ju pëlqejë ajo çfarë këta kanë bërë.

Fun

13/10/2015 18:07

Shikojeni këtë listë dhe kuptojeni se kush nga këta yje u kapën duke bërë seks në publik:

Crissy Teigan dhe John Legend
Chrissy-Teigan-and-John-Legend-at-the-42nd-Annual-Daytime-Emmy-Award
Kohët e fundit, këta të dy pranuan se kishin bërë seks gjatë fluturimit të tyre me avion nga SHBA-të për në Tajlandë për ta vizituar familjen e Teigan. “Ne ishim duke fluturuar për në Tajlandë për t’i parë prindërit e mi dhe ishim nën batanije,” pranoi Teigan. “Ne nuk u vërejtëm shumë. Mendoj se duhet të marrim një trofe për këtë,” shtoi ajo.

Angelina Jolie dhe Billy Bob Thorton
angelina-jolie-public-sex-721x1024
Para se të krijonte një familje me Brad Pitt, Angelina ishte e ‘zënë’ me aktorin e ‘Bad Santa’. Billy Bob pranoi se ai kishte bërë seks me Jolie-n rrugës për në MTV Movie Awards, transmeton lajmi.net.

Kirsten Dunst dhe Jake Gyllenhaal
kirsten-dunst-public-sex-700x1024
Po, bukuroshja nga ‘Sipder-Man’ ishte parë duke bërë seks në publik me bukuroshin nga ‘Nightcrawler’. “Ne bëmë seks në veturë, banjo, madje edhe në det,” thotë Dunst.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth
miley-cyrus-public-sex-659x1024
Lista nuk mund të bëhet pa e përfshirë Miley Cyrus në të. Siç duket, këta të dy kanë bërë seks në tavolinë gjatë një feste.

Chris Brown dhe Rihanna

Këta dy të fundit, Rihanna dhe Chris, janë kapur duke bërë seks në publik apo thënë më saktë, në kabinën e klasit të parë të një avioni. Kjo nuk ishte hera e vetme, pasi që ata janë parë duke bërë seks edhe në plazh. (lajmi.net)