10 vjet Facebook

Facebook i mbushi 10 vjet që prej ‘lindjes’ së tij në një dhomë konvikti në Harvard. Shpikësi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg thotë se ky ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, duke u bërë pjesë e jetës së miliona njerëzve në mbarë botën. I themeluar si mënyrë për t’i lidhur studentët, tash ai përdoret nga…

Auto & Tek

04/02/2014 17:06

Facebook i mbushi 10 vjet që prej ‘lindjes’ së tij në një dhomë konvikti në Harvard. Shpikësi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg thotë se ky ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, duke u bërë pjesë e jetës së miliona njerëzve në mbarë botën.

I themeluar si mënyrë për t’i lidhur studentët, tash ai përdoret nga 1,23 miliard përdorues mujorë, apo më saktësisht nga 1/6 e popullatës së botës.

Këta përdorues kanë bërë 201,6 miliard lidhje miqsh dhe e kanë klikuar butonin ‘like’ 3,4 biliardë herë. Ky rrjet social është akuzuar se ka hyrë shumë në privatësi të njerëzve, por zotëri Zuckerberg mbetet pozitiv.

“Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe jam shumë i nderuar që jam pjesë e tji”, ka shkruar miliarderi amerikan, që ia pa hairin Facebook’ut.