10 milionë euro në vit për Xavin

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni për ta vazhduar kontratën në Al Sadd, klub që i ka ofruar pagë prej 10 milionë euro në vit.

Sport

26/03/2015 16:40

Xavi do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, e ardhmja e tij do të jetë në Katar tek klubi Al-Sadd, ku qarkullojnë njoftime se ai tashmë ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

E ajo që e bindi Xavin që ta vazhdojë karrierën në kontinentin e largët është paga e ofruar.

Al Sadd do ta paguajë atë 10 milionë euro në vit, e madhe për një 35-vjeçar.