10 arsyet më absurde të humbjes së telefonit

Ka nga ata që betohen se një pulëbardhë u ka rrëmbyer telefonin nga duart gjatë shëtitjes në breg të detit, apo të tjerë që këmbëngulin se një majmun u ka sekuestruar telefonin nga duart gjatë një shëtitje në kopështin zoologjik.

Fun

28/09/2016 18:24

Cilado qoftë mënyra, rezultati është i njëjtë, celulari ka humbur, por ajo që mbetet është arsyeja e humbjes së tij. Kompania britanike e sigurimit të telefonave, “Mobile Insurance” publikoi 10 justifikimet më absurde të humbjes apo dëmtimit të një celulari të adresuara në zyrat e saj për dëmshpërblim.

Vendi i parë shkon për një femer i në Devon. Ajo deklaroi se kish dëmtuar iPhone-n e saj gjatë lindjes së lopës. Vendi i dytë shkon për një 40-vjeçare nga Notingemi që pretendoni se Nokia 6303 i kish rënë aksidentalisht në ëmblësirën që po përgatiste për të bijën.

Në vend të tretë një uellsian që kërkonte dëmshpërblim pasi një pulëbardhë i kish marrë nga duart telefonin Samsung Galaxy gjatë kohës kur po shëtiste në breg të detit. Në vendin e katërt qendron kërkesa e një 20-vjeçareje nga Bristol për një Blackberry Bold 9900, pasi i pari nuk funksiononte më sepse ishte përdorur si sex-toy.

Në vend të pestë është justifikimi i një punëtori që pretendon se iPhone i ra nga xhepi i pasëm i pantallonave në banjo. Pa e vënë re, punëtori thotë se kish shtypur edhe butonin e shkarkimit të ujit. Vendi i gjashtë shkon për një 30-vjeçar i cili rrëfeu sesi një majmun kish hipur mbi makinën e tij dhe i kish rrëmbyer telefonin HTC nga duart në Longleat Safari Park.

Vendi i shtatë mbërrin nga një çift të dashuruarish që thanë se u kish rënë në det telefoni gjatë kohës kur po mundoheshin të imitonin e më pas të përjetësonin me një foto, skenën e famshme të filmit Titanic. I teti rënditet justifikimi i një punëtori dhe të apasionuari fishekzjarresh që deklaroi se gjatë përgatitjeve për “National Fireëorks Championships”, kish hedhur gabimisht edhe iPhone-n e tij.

Në vend të nëntë është sinqeriteti i një 20-vjeçareje nga Liverpuli që deklaroi se kish përplasur HTC e saj pas murit në përpjekje për të goditur të dashurin që e kish tradhtuar.

“Top 10” plotësohet nga një dashamirës i muzikës, që deklaroi se i ra telefoni nga duart kur ndodhej në majë të një peme në Hyde Park nga ku po shihte koncertin e bandës së tij të preferuar…dhe gjithçka për të mos paguar 60 stërlinat e biletës./TCH