10 arsye pse ‘Kënga Magjike’ duhet ta zëvendësojë ‘Festivalin e Këngës’ së RTSH

Një artikull nga përcjellësit më të flaktë të Eurovisionit.

ShowBiz

10/12/2016 14:57

Festivali i këngës është festivali më i vjetër artistik shqiptar që po vazhdon të mbahet tash e disa vite.

Por, a ka mbetur ky festival shumë prapa për nga arti moderne dhe ana moderne artistike, sidomos për të përzgjedhur një këngë për të na përfaqësuar në Eurovision?

Ndjekësit e flaktë të festivalit të këngës Evropiane kanë ndjekur për vite me radhë se si bëhet përzgjedhja e këngëve e të gjitha shteteve për këtë festival, ndër ta edhe të Shqipërisë dhe kanë shikuar edhe rezultatet që kanë arritur ato këngë, transmeton lajmi.net.

Ata kanë publikuar në blogun e tyre një listë me dhjetë arsye pse festivali Kënga Magjike duhet të jetë ai që vendos se cila këngë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

1.Historia e pasuksesshme e Shqipërisë
Historia e Shqipërisë në Eurovision ndër vite është me rekorde më të  dobëta të mundshme. Për dhjetë vite, vendi më i mirë është i pesti ndërsa në shumicën e viteve as nuk ka arritur të kualifikohet.

2.Kualiteti i këngëve
Në vitin 1964, juria e Festivalit të Këngës ka vendosur që të gjitha këngët ishin sq të këqija saqë askush nuk e ka merituar vendin e parë, duke ndarë vetëm çmim për vendin e dytë dhe të tretin!  Kualiteti i këngëve është një çështje shumë me rëndësi dhe një gjë specifike mund të përdoret për të dëshmuar këtë dhe ai është ‘Youtube’. Vetëm një kërkim i emrit ‘Kënga Magjike’ dhe ju do të gjeni video që kanë kaluar 1 milion klikime ndërsa për ‘Festivalin e Këngës’ shumë rrallë gjendet ndonjë këngë që është shikuar më se 10 mijë herë.

3. Artistë më të mëdhenj
Përgjatë kohës, ‘Festivali i Këngës’ ka pësuar një rënie të dukshme të interesimit nga artistët më në zë të kohës, sidomos në vitet e fundit. Në anën tjetër, ‘Kënga Magjike’ ngreh yje të mëdhenj, me emra si Genta Ismajli besa e Nora Istrefi që vijnë vit pas viti.

4. Orkestra
Derisa shumica thotë se orkestra që bën muzikë ‘live’ është një element i bukur  i garës, e vërteta është se nuk është praktike për Eurovizion. Por, Festivali i Këngës që bën muzikë me orkestër i ngushton mundësitë për zhanre më të ndryshme të këngëve përderisa muzika elektronike që prodhohet në Evropë është më moderne.

5. Kitara Elektronike
Të gjithë ata që e kanë ndjekur spektaklin e di ‘rëndësinë’ e mitares elektronike në Festivalin e Këngës. Mu kur të duket se një baladë e qetë po fillon, diku në këngë vjen një baladë elektrike për t’i dhënë ‘elektrizim’ këngës. Nuk mund të thuhet një gjë e njëjtë për Këngën Magjike, transmeton lajmi.net.

6. Performancat
Perfromanca në Festivalin e Këngës thjeshtë, nuk ekziston. Çfarë është me rëndësi, edhe në festivalin e Eurovisionit gjithmonë paraqiten me një performancë të dobët e të paorganizuar. Në ‘Kënga Magjike’, sidoqoftë, historia është ndryshe. Kostume ekstravagante, imazhe të ndryshme me dritë dhe koreografi të mrekullueshme e bëjnë shoun më të shikueshëm.

7. Juria
Në një festival ku fituesi zgjidhet 100% nga votat e jurisë, paneli duhet të zgjedhet me shumë kujdes. Fatkeqësisht, kjo nuk është një gjë që RTSH-ja bën. Në vitin 2015, për shembull, vetëm dy nga shtatë anëtarë të jurisë kanë qenë nën moshën 50-vjeçare. Në ‘Këngën Magjike’, artistët kundërshtarë votojnë për njëri-tjetrin, duke eliminuar moshën mesatare për “2000 vjet”.

8. Korrupsioni
Në flamurin e Shqipërisë shohim shqiponjën e zezë, por as historia e ‘Festivalit të Këngës’ nuk është një ‘pëllumb i bardhë’. Në vitin 1963 – një garues është ndjekur penalisht nga qeveria pasi ka shqiptuar keq një fjalë! Në 1987, vetë pak minuta para se të shpallej fituesi, Zonja e Parë e Shqipërisë vendosi se nuk i ka pëlqyer zgjedhja e këngës fituese dhe ka insistuar që një këngë tjetër të fitonte. Më pas, në një incident në vitin 1999 votat e jurisë janë numëruar gabimisht gjë që i ka mohuar Aurela Gaçes fitoren. Blero është hequr nga gara, duke thënë se top treshja është vendosur ende pa filluar gara dhe atij i është kërkuar një shumë e madhe parash për ta zgjedhur si fitues.

9. Diversiteti kulturor
‘Kënga Magjike’ lejon që të bashkohet artistë shqiptarë nga i gjithë globi e gjithashtu lejon që kompozitorë të huaj të bashkëpunojnë me artistët. Diversiteti është gjëja që të shtyn përpara!

10. Suksesi i vitit 2015
Këtë vit Shqipëria ka zgjedhë artisten përfaqësuese përmes ‘Festivalit të Këngës’, por kënga është bërë ndryshe. Rezultati? Favoritja e parë e vërtet nga fansat. Elhaida ka kryesuar votimet përgjatë sezonit e madje është votuar nga televotuesit si e nënta këngë më e mirë këtë vit. Se çfarë kanë bërë juria këtë vit është çështje tjetër…

Çfarë mendoni ju, a duhet që kënga që përzgjedhet si fituese në festivalin e ‘Këngës Magjike’ të prezantojë Shqipërinë në Festivalin e Këngës Evropiane ‘Eurovision’./Lajmi.net