​Talebanët: Vramë heroin 10 vjeçar me dy plumba në kokë

Ushtari 10 vjeçar, Wasil Ahmad, vitin e kaluar u shpall hero dhe u vendos në krye të një ushtrie të armatosur për të luftuar kundër talebanëve.

Bota

03/02/2016 17:58

Por, talebanët triumfalisht njoftuan se ata kishin vrarë heroin afganë me dy plumba në kokë.

Ai u vra në qytetin e Tarin Kowt, në kryeqytetin e provincës jugore Uruzgan, vetëm disa muaj pas largimit nga jeta paramilitarë, ku ishte regjistruar si nxënës në klasën e katërt.

Historia e këtij 10-vjeçari është një shembull i dhimbshëm se si luftëtarët fëmijë po vazhdojë të jenë pjesë e jetës në Afganistan, si në radhët e forcave pro-qeveritare dhe në mesin e kryengritësve talebanë.

Zëdhënësi i komisionit afgan të pavarur për të drejtat e njeriut, Rafiullah Baidar tha se përkundër urdhrave të rrepta nga Presidenti Ashraf Ghani në vitin e kaluar kundër përdorimit të fëmijëve në ushtri, komisioni i tij vazhdon të marrë raportet e një numri të madh të fëmijëve në forcat afgane, veçanërisht në forcat lokale.

Ai gjithashtu tha se edhe Talebanët i përdorin fëmijët si ushtarë në luftimet e fundit në vende si në Kunduz dhe Badakhshan, në pjesën veriore të vendit. /KosovaPres