​Pse refugjatët nuk duan të qëndrojnë në Hungari?

Shumë refugjatë të cilët ia kanë mësyer më herët Hungarisë, tani presin që sa më parë të largohen nga ky vend.

Bota

07/09/2015 22:48

Shumica nga ata, dëshirojnë të shkojnë nëpër vende të tjera europiane, në vecanti në Gjermani apo edhe në vendet skandinave.
Përcaktimi i tyre për t’u larguar të çon detyrimisht në pyetjen: Cka ka aq të keqe në Hungari sa që ata nuk dëshirojnë të rrinë asnjë minutë në këtë vend?

Kur janë pyetur në lidhje me këtë cështje, shumica e refugjatëve kanë thënë se ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë në Hungari, sepse u duket njëjëtë sikur Maqedonia dhe Serbia, vendet ballkanike të cilat ata vetëm duan t’i kalojnë. Nuk e duan as Greqinë, sepse përkundër që është e zhvilluar, ajo është në krizë të thellë ekonomike.

Refugjatët pretendojnë vendet e zhvilluara dhe të mundësive, shkruan në një artikull të gjatë të publikuar nga NY Times.

Është bërë e zakonshme të dëgjosh që refugjatët në Hungari kanë pasur eksperiencën e tyre më të hidhur gjatë udhëtimit të tyre. Por ka edhe më keq. Serbia dhe Maqedonia kanë qenë më “të dhimbshme” për refugjatët.

“Është fakt se nuk duam të qëndrojmë në Hungari”, thotë Azad Darëish.

“Ata (refugjatët v.j.) kanë biletat e trenit dhe destinacionin final e kanë Hungarinë. Supozohet se ata do të shkojnë mëngjesin e nesërm. Por policia në cdo kohë vjen me pretendimin për t’I larguar ata nga stacioni I trenit”, vazhdon rrëfimin ai.

“Nëse qëndrojmë këtu nuk mund të punosh. Nuk ka punë dhe nuk mund të studiosh. Gjuha është shumë e vështirë dhe ata nuk duan aspak të na ndihmojnë”, vazhdon ai.

Këto janë vetëm disa nga arsyet që japin refugjatët kur pyeten se pse nuk duan të qëndrojnë në Hungari.

Ata thonë se duan vendet që u ofrojnë punë, mundësi, zhvillim. /Gazeta Express/