​Mblidhet kryesia e Kuvendit, 31 pika në rend të ditës

Sot me fillim nga ora 09:00 mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Lajme

31/05/2018 07:28

Në rend të ditës janë edhe përgatitjet për seancën plenare të radhës, si dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme.

Rendi i ditës:

1.               Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

2.               Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

1.   Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2.   Koha për pyetje parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4.    Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV, në lidhje me situatën në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

5.   Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,

6.    Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LDK, në lidhje me gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës,

7.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,

8.    Shqyrtimi i parë i Projektkodit Penal të Republikës së Kosovës,

9.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare,

10.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

11.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,

12.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,

13.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi,

14.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,

15.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,

17.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

18.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

19.    Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,

20.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,

21.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,

22.   Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,

23.   Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017,

24.   Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

25.   Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

26.  Shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve,

27.   Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,

28.   Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

29.   Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

30.  Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisionin parlamentar.

31. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.