Edhe sonte “digjet” Ivanovi
Gjatë kalimit nga zyra e presidentit të Maqedonisë, protestuesit edhe sonte kanë djegur fotografinë e presidenti George Ivanov.

Lajme
Disa prej tyre duke shprehur zemërimin e tyre, kanë shkelur edhe hirin e fotografisë djegur nga Ivanovi.
Protestat e lëvizjes “Protestoj”, po mbahen edhe sonte para Prokurorisë Speciale Publike, në mbështetje të prokurorëve dhe Katica Janevës.
Protesta e sotme në Shkup ka hyrë në ditën e 13-të me radhë kundër Ivanovit.
Kundër presidentit maqedonas po protestohet edhe në Tetovë.