​Në Florida arrestohet një adoleshent që hiqej si doktor

Një adoleshent nga Florida është arrestuar dhe akuzohet se ka mbajtur një ordinancë të rrejshme shëndetësore ndërsa ai po mbrohet me atë se vetëm ka dashur t’u ndihmojë njerëzve, transmeton BBC.

Bota

18/02/2016 18:51

Lav Robinson(18) është arrestuar për shkak të ekzaminimeve dhe dhënie të këshillave një polici në detyrë të fshehtë. Ai të mërkurën është liruar nga burgu me kaucion.

Lav Robinson mohon se ka pretenduar të jetë mjet duke shtuar se ka shfrytëzuar vetëm këtë titull sepse në internet ka fituar doktoraturën.

“Kjo vetëm ka qenë një përpjeke e imja për të bërë diçka të mirë për komunitetin në mënyrë që e kam ndjerë se është e nevojshme. Sinqerisht , nëse më pyesni mua, njerëzit janë të lodhur e duke dëgjuar se ata duhet të kenë një recetë nga një mjek për t’u ndjerë më mirë”, tha ai për mediat lokale.

Në websajtin e qendrës Mjekësore “Lindje e re, jetë e re” thuhet se Lav Robinson është ‘profesionist i mirë’.

Përveç kësaj BBC shkruan se në janar të vitit 2015 derisa kishte vetëm 17 vjet, Robinson është kapur duke shëtitur në spit alin lokal me mantel të bardhë dhe me stetoskop rreth qafës.

Ai tash akuzohet për udhëheqje të ordinancës mjekësore pa leje dhe vjedhje sepse më herët nga një grua e vjetër e cila kishte ardhur në ordinancën e tij i ka vjedhur tre çek me para.

Asaj i kishte thënë se ka artitris, duke i shitur vitamina dhe për disa vizita në shtëpi I kishte paguar 3 mijë dollar.

Robinson për mediat ka thënë se ka certifikatë për ordinancë alternative ndërsa në faqen e tij në Facebook kanë qenë të postuara dy certifikata të dy organizatave që praktikojnë këtë lloj shërimi.

Megjithatë kjo është e pazakonshme në shtetin e Floridës dhe vetëm doktorët e licencuar mund të merren me mjekësi.

Lav Robinson ka thënë se është interesuar për mjekësi kur është sëmurë gjatë fëmijërisë. Njëherë ka thënë se vuan nga sëmundja e quajtur lupus derisa në Facebook më herët ka shkruar se ka kancer në mushkëri.