​Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës shkrihet në Nismën e Limajt

Sot në selinë e Nismës për Kosovën do të nënshkruhet marrëveshje bashkimi mes partisë politikë Bashkimi Demokratik e Zafir Berishës në Nismën që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

Lajme

31/05/2016 11:37

“Nga sot e tutje, të gjitha strukturat e partisë politike, Bashkimi Demokratik, do të veprojnë në kuadër të strukturave të Nismës për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media.

Nënshkrimi i marrëveshjes bëhet sot, prej orës, 15:00, në selinë qendrore të Nismës , në Prishtinë.