Moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Lajme
Mjegull / mjegullinë parashikohet në lugina në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare të detit Jon do të ketë erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s, përcjell ATSH.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.