Zyrtarizohet nominimi i Gashit dhe Krasniqit për Kryesues të Këshillit Prokurorial, bëhet gati edhe kutia e votimit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme. U.D i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj njoftoi se në këtë mbledhje janë katër pika të rendit të ditës, meqë rast u bë e ditur se janë dy kandidatë të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Kandidaturat për pozitën…

Lajme

13/03/2026 09:41

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme.

U.D i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj njoftoi se në këtë mbledhje janë katër pika të rendit të ditës, meqë rast u bë e ditur se janë dy kandidatë të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kandidaturat për pozitën më të lartë në sistemin prokurorial i kanë paraqitur prokurori i Prokurorisë së Apelit, Arian Gashi dhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi.

Ndërsa Dardan Vuniqi ka nominuar për zv/kryesues të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Zgjedhja e tyre pritet që të bëhet nëpërmjet votimit të fshehtë.

Pas kësaj, kandidatët janë duke u deklaruar në lidhje me arritjet e tyre dhe pikësynimet që kanë në KPK.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka bërë gati kutitë e votimit për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të KPK-së.

Prokurori Krasniqi është doktor i shkencave juridike në fushën e ndërmjetësimit në çështje penale dhe ka qenë student i dalluar gjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës (UP). Ai ka qenë zyrtar në Ministrinë e Kulturës, në Anti-Korrupsion, e ka ushtruar pozitën e prokurorit në Prokurorinë e Prizrenit, ndërsa si prokuror special ka marrë pjesë në ekipe të përbashkëta hetimore me Shtetet e Bashkuara (SHBA), përderisa vazhdon që ta përfaqësojë Prokurorinë e Shtetit ndërkombëtarisht, në organizime si programet e “EuroJustit”.

Krasniqi, bashkë me zëvendëskryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, janë autorë të aktakuzës në rastin për rezervat shtetërore.

Për nga rreshtimi në konfliktet e fundit përbrenda KPK-së, të cilat janë shpërfaqur gjatë vitit të shkuar si dhe në fillim të këtij viti, Milot Krasniqi ka qenë pro shkarkimit të Besim Kelmendit nga detyra e Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe kundër certifikimit të Elza Bajrami-Kastratit si anëtare në KPK, deri kur Gjykata Supreme vendosi ta certifikonte atë./Lajmi.net/