Zyrtarizimi çështje kohësh, Pochettino trajneri i ri i PSG

Mauricio Pochettino pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizoi kalimin e tij te PSG.

Sport

02/01/2021 14:20

Pas shkarkimit të Thomas Tuchel, PSG kanë gjetur menjëherë zëvendësimin e tij. E ai është pikërisht Pochettino.

Argjentinasi sa ishte pjesë e Tottenham, kishte zbuluar shumë lojtarë të rinj dhe madje ishin pretendent kryesor për fitimin e Premierligës, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, ai nuk arriti që ta bëjë një gjë të tillë dhe tani ka rastin që madje të luftoj edhe për fitimin e Ligës së Kampionëve.

Rikujtojmë që Pochettino së bashku me Tottenham ishin në finale të Ligës së Kampionëve para 2 viteve./Lajmi.net/