Zyrtari i VV-së ironizon me Skender Hysenin: Do të shkojë në Komoran që të flasë në telefon me Thaçin

Zyrtari nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka ironizuar me koordinatorin për dialogun me Serbinë Skënder Hysenin, pasi ky i fundit dje tha se ka zhvilluar dje një telefonatë me ambasadorin për dialog nga SHBA Richard Grenell, edhe pse ai gjendet në SHBA.

Lajme

05/08/2020 09:52

Zaimi përmes një shkrimi në Facebook ka ironizuar me Hysenin, duke thënë se ai do të shkojë në Komoran që të flasë në telefon me Hashim Thaçin, shkruan Reporteri.net.

Postimi i i tij:

Pas kësaj vizite të suksesshme, Skënder Hyseni do shkojë në Beograd të flasë në telefon me ndonjë vartës të Ivicës, pastaj do shkojë në Tiranë që të flasë në telefon me Genti Cakën se ai s’përton.

Pastaj do shkojë në Komoran që të flasë në telefon me Hashimin.

Nuk do të shkojë as në Bratisllavë e askund që të flasë në telefon me Lajçakun sepse këta strucat e BE-së janë kundër Isës.