Zyrtari i VV-së i reagon ish-këshilltarit të Thaçit për mos vendosjen e flamurit të Kosovës

Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajme

02/03/2021 11:12

 

Ajo se çka ra në sy e që është diskutuar edhe në rrjete sociale është se në zyrat e LVV-së është parë vetëm flamuri kombëtar, e jo ai i Kosovës.

Për këtë çështje ka reaguar këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Ai ka thënë se Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj flamurit të Kosovës.

“Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj Flamurit të Kosovës”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i Lëvizjes Vetëvendosje.

Manxhuka ka thënë se janë duke dalë të shqetësuar ata që Kosovës i kanë vendosur fusnotë.