Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e përditësuara të derivateve për këtë të martë, duke sjellë një lajm të mirë për qytetarët.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës ka pësuar ulje, duke rënë në 1.68 euro për litër. Krahasuar me ditët e fundit, kur një litër naftë kushtonte 1.72 euro, kjo përfaqëson një zbritje prej 4 centësh.
Ndërkohë, çmimet e derivateve të tjera mbeten të pandryshuara. Benzina vazhdon të tregtohet me 1.41 euro për litër, ndërsa gazi mban çmimin prej 0.88 euro për litër.
Kjo lëvizje e lehtë në çmimin e naftës pritet të reflektohet edhe në koston e transportit dhe shpenzimet ditore të qytetarëve, duke sjellë një lehtësim të vogël në buxhetin familjar. /Lajmi.net/