ZYRTARE: Ylli i Chelsea i bashkohet Aston Villas

Aston Villa ka kryer një lëvizje interesante në merkaton e janarit.

Sport

07/01/2020 16:28

Anëtari i Chelsea, Danny Drinkwater, i është bashkuar skuadrë së Aston Villa, përcjell lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës së Aston Villa, e cila ka njoftuar se lojtari bashkohet në formë huazimi.

Drinkwater, i cili deri më tani ishte i huazuar tek Burnley, pjesën e mbetur të sezonit do ta kalojë me Aston Villa.

Mbetet të shihet nëse ai do ta gjej vetën në skuadrën e re, pasi aventura e fundit nuk ishte aq e mirë për të. /Lajmi.net/