APK të enjten lanson modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe etikën

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të enjten modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe etikën, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të saj. Sipas APK-së, moduli elektronik i trajnimit është zhvilluar në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), me mbështetjen e partnerëve…

Lajme

15/07/2026 23:51

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të enjten modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe etikën, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të saj.

Sipas APK-së, moduli elektronik i trajnimit është zhvilluar në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, dhe synon të avancojë njohuritë dhe kapacitetet e zyrtarëve publikë në fushën e konfliktit të interesit dhe etikës.

Pas lansimit të modulit do të zhvillohet edhe një panel diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe partnerëve, ku do të diskutohet për rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm, ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe forcimit të kulturës së integritetit në administratën publike.

Ky aktivitet është një nga ngjarjet qendrore të “Javës së Agjencisë”, e organizuar në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.