ZYRTARE: Visar Bekaj rinovon kontratën me Prishtinën

Visar Bekaj ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Prishtinës.

Sport

14/02/2020 21:30

Prishtina dhe Visar Bekaj kanë arritur të dakordohen për të vazhduar aventurën e tyre.

Portieri kosovar ka vënë firmën e tij mbi kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2021.

Pas nënshkrimit të kontratës, Bekaj ka thënë disa fjalë duke u shprehur i lumtur për rinovimin.

“Ndonëse kisha disa oferta për transferim jashtë vendit gjatë afatit kalimtar që lamë pas, në marrëveshje me kryesinë, vendosa të qëndroj edhe një sezon pranë klubit të zemrës!”, ka thënë pas vazhdimit të kontratës portieri i Kombëtares së Kosovës ku ka regjistruar dy paraqitje me ekipin “A” dhe tetë paraqitje me ekipin U21.

“Me gjasë nuk do të ik dot pa titullin kampion!”, është i bindur Bekaj, i cili hyn në vitin e 6-të me fanellën bardhekaltër ku ka regjistruar 148 paraqitje.

“Jam i bindur se bashkë me Prishtinën, objektivat për titull dhe Evropë do t’i prekim në fund të sezonit”, ka përfunduar gardiani bardhekaltër.

Bekaj së fundmi është vëzhguar edhe nga gjiganti turk, Besiktas, por duket se planifikon qëndrimin në kryeqytetin e Kosovës. /Lajmi.net/