ZYRTARE: Vendoset data e re për zhvillimin e ndeshjes Man Utd – Liverpool
Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se Manchester United dhe Liverpool do të luajnë ndaj njëra tjetrës më 13 maj.
Sport
Kjo ndeshje fillimisht është shtyrë pasi tifozët e ‘Djajve të Kuq’ kanë hyrë në fushë dhe e kanë pamundësuar zhvillimin e ndeshjes, raporton lajmi.net.
Derbi më i madh anglez mund të vendosë shumë gjëra për të ardhmen e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Man Utd në anën tjetër, ka siguruar kualifikimin në këtë garë, pasi është në vendin e dytë me 67 pikë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:15./Lajmi.net/