ZYRTARE: Vendoset data dhe orari për ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit

Ndeshja mes Napolit dhe Juventusit e cila ishte paraparë të zhvillohej më 4 tetor që ishte anuluar për shkak të COVID-19, do të luhet tani më 17 mars.

Sport

03/03/2021 18:05

Pra, ndeshja e cila ishte planifikuar të luhej në javën e tretë, do të zhvillohet më 17 mars më 18:45, transmeton lajmi.net.

Njoftimi u bë nga Serie A, ku thuhej:

“Njoftohet se ndeshja e Serisë A, Juventus – Napoli, e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së parë, e pazhvilluar më 4 tetor 2020, do të luhet të mërkurën, më 17 mars 2021, duke filluar nga ora 18.45″./Lajmi.net/