ZYRTARE: Van Bommel është trajneri i ri i Wolfsburgut

Mark van Bommel, do të jetë trajneri i ri i skuadrës gjermane.

Sport

02/06/2021 13:50

Ish-ylli i Bayern Munchen dhe Holandës, Mark van Bommel do të jetë trajner i Wolfsburgut.

44- vjeçari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2023, raporton lajmi.net.

Van Bommel do të jetë pasuesi i Oliver Glasner te Wolfsburgu, ndërsa Gasner ka nënshkruar me skuadrën tjetër gjermane, Eintracht Frankfurt.

Fjalët e para të holandezit si trajner i ri i Wolfsburgut:

“Unë jam duke pritur të punoj për Wolfsburg dhe jam i ngazëllyer për mjedisin tim të ri, njerëzit dhe punën që më pret”, tha Van Bommel për uebfaqen e Wolfsburgut. /Lajmi.net/