ZYRTARE: Uruguaji publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e ardhshme në “Katar 2022”

Kombëtarja e Uruguajit ka publikuar listën e të ftuarve për tri ndeshjet e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sport

24/08/2021 13:25

Uruguaji ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për tri duelet që i luan në muajin shtator, transmeton lajmi.net.

Kombëtarja e Uruguajit do të përballet me Perunë më 3 shtator, më pas me Bolivinë më 6 shtator dhe Ekuadorin më 10 shtator.

Në përzgjedhjen e trajnerit Oscar Tabarez bëjnë pjesë yje si: Luis Suarez, Edinson Cavani, Federico Valverde.

Lista e plotë e 26 futbollistëve të ftuar. /Lajmi.net/